You are here
Home > Kombëtarja > “Luan në çdo nivel të futbollit”, Jupi flet pas zërave për kalimin e Çekiçit te Arsenali

“Luan në çdo nivel të futbollit”, Jupi flet pas zërave për kalimin e Çekiçit te Arsenali

Endri Çekiçi është kryefjala e mediave sportive shqiptare në këto kohë, ndërsa nga Sllovenia u raportua se Arsenali kërkon shërbimet e sulmuesit kuqezi. Madje duke theksuar se ka gati disa milionë euro në tavolinë dhe një transferim i tillë do të shënojë jo vetëm në historinë e Kombëtares kuqezi, me një lojtar të sajin që transferohet te “topçinjtë”, por edhe te vetë Olimpik Ljubjana.

Pyetja që të gjithë shtrojnë është: “Po vetë Çekiçi gjendet gati për ta përballuar këtë lloj niveli?”. Për këtë arsye “Sport Ekspres” ka komunikuar me Redi Jupin që dikur e ka stërvitur lojtarin në fjalë te Shqipëria U-21. Me besimin e madh që kishte te futbollisti, Jupi është shprehur se Çekiçi mund të arrijë kudo nëse i merr vetes më të mirën.

“Çekiçi ka qenë gjithmonë një lojtar me potencial të madh që në moshë të vogël. Është një investim i gjatë i ekipeve kombëtare të moshave duke filluar që nga Kombetarja U17. Me ekipin U21 në kohën që e drejtoja unë ka bërë shumë mirë, duke zhvilluar performancë të nivelit shumë të lartë ndaj ekipeve të fortë në Europë për moshën respektive.

I ka te gjithë parametrat e duhura për të qenë një lojtar i rëndësishëm. ËshtË teknikisht shumë mirë, i shpejtë, ka një goditje shumë të mirë me të dyja këmbët dhe i fortë në duelet një kundër një.

Ajo që i ka munguar ka qenë vazhdimësia dhe pjekja përfundimtare e cila do e çonte në shpërthimin e shumëpritur. Shpresoj që Sllovenia të ketë qenë kampionati i duhur për të arritur këtë. Unë besoj te Endri dhe mendoj që nëse ai i merr vetes maksimumin, mund të luajë në çdo nivel. Shpresoj shumë që koha dhe ai vetë të më japin të drejtë”, ka thënë Jupi.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top