You are here
Home > Kombëtarja U-17 > Luan me Watfordin dhe nuk njeh emocione, Bani: Idhulli është Lorik Cana, dua vetëm të luajë

Luan me Watfordin dhe nuk njeh emocione, Bani: Idhulli është Lorik Cana, dua vetëm të luajë

Alkeo Bani është një tjetër element i ri i marrë nga Shqipëria U-19. Futbollisti në fjalë luan me të rinjtë e Watfordit, ndërsa roli i tij është qendërmbrojtës.

Idhulli i këtij lojtari është kapiteni legjendar i Shqipërisë, Lorik Cana. Por ajo që e veçon Banin nga lojtarët e tjerë, është përmbajtja e emocioneve. Nëse shumë prej tyre nuk japin më të mirën për shkak të ngarkesës emocionale që kanë, futbollisti i Watfordit është shumë gjakftohtë dhe kërkon vetëm mundësinë që të luaj për kuqezinjtë.

“Unë luaj për Watford, me ekipin U-18, në pozicionin e mbrojtësit të qendrës. Ndihem shumë mirë këtu, e kam pasur gjithmonë ëndërr për të luajtur me Shqipërinë dhe kur më mbërriti ftesa jam ndjerë shumë i lumtur. Nuk kam shumë emocione, por dua që të luaj gjithmonë.

E kam pasur ëndërr dhe tani që jam këtu nuk kam shumë emocione, dua vetëm të luajë në fushë dhe të tregoj cilësitë e mija aty. Futbollin e kam filluar i vogël, në moshën 7-vjeçare dhe kam qënë në League 1 në Fleetwood Town, tani ndodhem te Watford deri në fund të sezonit dhe shpresoj të marr një kontratë më të mirë. Idhulli im ka qënë Lorik Cana, por momentalisht pëlqej Gjimshitin, është mbrojtës shumë i mirë që e pëlqej, e ndjek në ndeshjet tek Atalanta”, u shpreh Bani. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top