
Tashmë ka arritur dita që një shqiptar të përfaqësoj figurën e një prej klubeve më të njohura në Europë. Kështu, nëse marrim për bazë sjelljen e tifozëve karshi klubit të Arsenalit, atëherë kuptohet lehtësisht se Granit Xhaka është kthyer në figurën më popullore të anglezëve.
Futbollistë të tillë janë ata që pëlqehen dhe bëjnë për vete më së shumti tifozët, që me karakterinë e tyre në fushën e lojës, tregojnë se janë të aftë për të bërë gjithçka për klubin. Granit Xhakës kjo nuk i mungon, madje e zotëron dhe e jep atë më shumicë, një farë figure të liderit, ndërsa në jo pak raste ka mbajtur edhe shirtin e kapitenit në skuadrën e Emery.
Edhe në takimin e djeshëm në “Europa League”, ku Arsenali ia doli me rezultatin 0-1 ndaj Sportingut, vëmendja u spostua drejt Xhakës. Kjo për dy arsye: “Fillimisht Xhaka u spostua si mbrojtës krahu dhe kjo nuk kishte ndodhur ndonjëherë, ndërsa nuk u mendua dy herë për t’iu përveshur mbrojtësit Coates”. Momenti i nervozizmit mes këtyre dy lojtarëve bëri xhiron e rrjeteve sociale, ndërsa Graniti tregon edhe njëherë, se nuk ndryshon shumë nga vëllai i tij, Taulanti, sa i përket karakterit. /Shqiperia.ch/