
Një rast i rrallë, për të mos thënë i vetmi është ai i ish-portieri gjerman Lutz Pfanenstiel. Aktualisht është pjesë e stafit të Duseldorfit, që gjendet në elitën e futbollit gjerman.
Por gjatë kohës që ka qënë futbollist, gjermani ka ndërruar 25 ekipe dhe ka luajtur në 5 kontinente të ndryshme. Kështu, flitet për skuadra në Brazil, Zelandën e Re, Iran, Kanada, Namibia, Malta, e në shumë shtete të tjera, por pa harrur edhe Shqipërinë.
Pfanenstiel ka qënë pjesë e Vllaznisë gjatë vitit 2007-2008, ndërsa këtë e veçon nga gjithë karriera e tij. Teksa gazetari spanjoll e pyet për ngjarjen më të madhe që i ka ndodhur në jetë, protagonisti në fjalë do të shprehej:
“Në një moment gjatë karrierës sime luajta për një klub në Shqipëri. Një vend i vogël europian dhe shumë njerëz kanë frikë të lëvizin dhe jetojnë atje, sepse e mendojnë të rrezikshme. Gjithmonë ka pasur probleme me tifozët, sepse pritjet për një lojtar gjerman në një vend të vogël janë të mëdha. E njëjta gjë më ndodhi edhe në Armeni”, ka thënë mes të tjerash ish-portieri gjerman. /Shqiperia.ch/