
Sioni i ka nisur prej kohësh përgatitjet për sezonin e ardhshëm, por në mungesë të disa lojtarëve që ishin pjesë e ndeshjeve të Kombëtareve. Tashmë grupi është i plotë, me afrimet e Bastien Tomës dhe Jan Barnert, të cilët luajtën me Zvicrën U-21.
Robert Uldrikis dhe Ermir Lenjani do të plotësonin listën e plotë, por Sioni zgjodhi një “dhuratë të bukur” për “lojtarët e rinjë”. Si një “dënim” i vogël, të gjthë këta lojtarë që morën edhe pak ditë pushim pas ndeshjeve me Kombëtaret e tyre, duhet të përshkruanin 10 kilometra në mes të temperaturave të larta, për t’u bashkangjitur normalisht me pjesën tjetër.
Por pavarësisht kësaj, mesfushori me origjinë shqiptare, Toma, shfaqet i buzëqeshur: “E kemi filluar me 10 kilometra të enjtën në mëngjes. Sigurisht që është pak distancë e gjatë për t’u përshkruar, veçanërisht në këtë nxehtësi të madhe, por duhet ta bënim dhe ishte e rëndësishme”, ka thënë Toma. /Shqiperia.ch/