You are here
Home > Futboll Bota > Luajti me Canën dhe Lenjanin te Nantes, sulmuesi bie në det gjatë transferimi te skuadra e re

Luajti me Canën dhe Lenjanin te Nantes, sulmuesi bie në det gjatë transferimi te skuadra e re

Emiliano Sala, sulmuesi argjentinas i Nantes, dyshohet se ka rënë në det bashkë më avionin e udhëtimit. Sulmuesi 28-vjeçar kishte firmosur këto ditë një kontratë të re në Wales me skuadrën e Cardiff. Sala u transferua nga Nantes, atje ku luajti për afro tre sezone, ndër to edhe përkrah Emir Lenjanit dhe Lorik Canës, dy lojtarëve të Kombëtares Shqiptare.

Sulmuesi amerikano-jugor ishte nisur nga Franca mbrëmë me një avion privat drejt Wales-it por sot në mëngjes avioni nuk është ulur në destinacion. Më herët avioni kishte humbur gjurmët nga radarët qendror, njëkohësisht edhe lidhjen e komunikimit. Mediat britanike shkruajnë se avioni mund të ketë rënë në det dhe se fatëkeqësisht lojtari me bordin shoqërues dyushohet se mund të kenë humbur jetën.

Megjithëse nuk kemi njoftime zyrtare, të paktën Sala rezulton i zhdukur. Sulmuesi kishte statistika mjaft të mira me Nantes ku në një sezon ka shënuar të paktën 12 gola, ndërsa skuadra e Cardiff ka firmosur me të për afro 17 milion paund. Me kapitenin Cana sulmuesi luajti për një sezon, po aq edhe me Ermir Lenjanin./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top