
“Kemi biseduar me Gerrardin dhe më ka thënë se duhet t’i pohoj atij momentin kur unë do të jem gati”, ishte deklarata e Grezdës përpara ndeshjve që Shqipëria do të zhvillonte ndaj Jordanisë dhe Izraelit.
Tani ai moment ka ardhur dhe mesfushori i Shqipërisë pret të jetë titullar me gjigantët skocez. Do të ishte vetë trajneri i Rangersit, Gerrard, ai që do të konfirmonte gjendjen e Grezdës në konferencën për shtyp dhënë në ditën e sotme: “Po, Grezda tashmë është gati për ndeshjen e radhës që ne do të zhvillojmë”.
Ajo që duhet theksuar është se ai 90 minutësh i luajtur nga ana e Grezdës ndaj Izraelit, ishte i pari për lojtarin pas aq shumë kohësh me peripeci dhe dëmtime. /Shqiperia.ch/