You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Luajnë titullin, Prishtina për kundërshtarët: Bla, bla…bla! Vetëm 700 bileta keni marrë

Luajnë titullin, Prishtina për kundërshtarët: Bla, bla…bla! Vetëm 700 bileta keni marrë

Një ndeshje e jashtëzakonshme do të jetë ajo që do të zhvillohet në kampionatin e Kosovës, atje ku Llapi do të ndeshet ndaj Prishtinës. Të dyja këto skuadra janë në luftë deri në momentin e fundit, për të fituar titullin kampion.

Shumë e ndezur është situata edhe mes tifozerive, që kërkojnë të karikojnë maksimalisht dashurinë e tyre të përjetshme. Por së fundmi ajo që ka hapur debat, ishte reagimi i Prishtinës në faqen zyrtare: “Vetëm 700 bileta janë kërkuar nga kundërshtari i nesërm. Bla, bla…bla! Ishte pikërisht ky shkrim i kryeqytetasve, që në Kosovë po diskutohet edhe si i tepruar, apo edhe si mungesë e profesionalizmit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top