You are here
Home > Kombëtarja > Luajnë për qef dhe pa rroga, Gjimshiti mund të zëvendësoj Pepen në Turqi

Luajnë për qef dhe pa rroga, Gjimshiti mund të zëvendësoj Pepen në Turqi

Beshiktashi ka hedhur sytë nga mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti. Ekipi i njohur turk nuk është aspak në një situatë të favorshme, teksa disa lojtarë i janë larguar nga ekipi.

Arsyeja? Mungesa e pagës, që ende nuk është zgjidhur nga kjo skuadër. Në këtë mënyrë u largua edhe ish-mbrojtësi i Realit të Madridit, Pepe. Drejtuesit e ekipit turk po provojnë të marrin shërbimet e Gjimshitit nga Atalanta, megjithëse ka ende për t’u diskutuar.

Përveç pjesës së sigurimit financiar, Beshiktashi duhet të bind lojtarin e Kombëtares edhe për projektin e së ardhmes, pasi sot në futboll nuk të mjafton vetëm fanella e rëndë për të fituar. E kush më mirë se Beshiktashi e di një gjë të tillë, duke parë situatën në të cilën gjendet. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top