Një derbi i vërtetë që nuk duhet humbur për asnjë arsye është ai i Skocisë në ditën e sotme, teksa Celtic do të përballet ndaj Rangers.
Spektakli që do të japin tifozët në shkallët e stadiumit, do të jetë kryefjala e një sfide që pritet me padurim. Një nga transferimet e fundit të ekipit që drejtohet nga ana e Gerrard, Rangersit, është mesfushorit shqiptar, Eros Grezda.
Por ky i fundit nuk do të jetë i gatshëm për takimin e sotëm. Vetë futbollisti ka pranuar për “Supersport”, se nuk do të jetë i pranishëm në tokën “e djallit”, atje ku tifozët vendas pritet të krijojnë një atmosferë spektakolare. /Shqipëria.ch/