Pas 3 vitesh mungese, në elitën e futbollit italian, do të luajnë sërish Interi me Parmën. Hera e fundit që këto ekipe janë përballur me njëra-tjetrën, ka parë si protagonist Andi Lilën.
Ky i fundit do të realizonte një gol fantastik me kokë, duke mos i lënë asnjë mundësi Handanoviç për të reaguar dhe për të evituar golin. Gjatë momentit të festimit, Lila do të ndiente dhimbje dhe do të largohej nga fusha e lojës.
Do të duhej realizimi i Guarin, që ajo ndeshje të mbyllej në barazim 1-1. Gjatë asaj periudhe Parma do të prekte momentin më të errët të historisë, pasi falimentoi dhe zbriti në kategorinë e katërt. Tashmë ata gjenden sërish në elitë, ndërsa zikaltërit kanë kujtime të hidhur nga takimi i fundit me kundërshtarët e sotëm. /Shqipëria.ch/