You are here
Home > Kombëtarja > Luajmë kundër Turqisë dhe Andorrës, zbulohet se kur do të publikohet lista e Shqipërisë

Luajmë kundër Turqisë dhe Andorrës, zbulohet se kur do të publikohet lista e Shqipërisë

Shqipëria do të zhvillojë dy takime të rëndësishme për kualifikueset e Europianit, teksa do të ndeshet ndaj Turqisë dhe Andorrës.

Fillimisht në Shkodër, për të udhëtuar më pas në transfertë. Me vëmendje të madhe pritet lista e Kombëtares, në një kohë që janë zbuluar disa prej ftesave të Panuçit. Risia më e madhe deri tani mbetet Kristi Qose, mesfushori që ka ardhur nga kampionati sllovak.

Trajneri italian, Panuçi, në një prononcim për “Klan”, ka folur për datën kur do të publikohet lista e plotë e Shqipërisë, por pa bërë të ditur asgjë konkrete rreth emrave të lojtarëve.

“Jam besimplotë sepse pas Ligës së Kombeve dhe miqësoreve ndryshuam diçka, sjelljen tonë në fushë dhe urojmë që të ecim përpara. Objektivi ynë është fitorja me Turqinë, të përpiqemi ta arrijmë  dhe pastaj të mendojmë për Andorrën.

Të enjten do të shpallet lista e lojtarëve dhe deri atë ditë nuk mund të them shumë. Marash Kumbulla është i dëmtuar dhe nuk mund të jetë gati, nuk do të jetë në këtë grumbullim”, ka thënë Panuçi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top