
Levante e huazoi Sadikun gjatë merkatos së janarit te Lugano, por me dëshirën që sulmuesi shqiptar të bashkohet edhe më i fortë në fundin e sezonit te spanjollët. Menjëherë sapo lojtari i Kombëtares ka shënuar, në Spanjë është pasqyruar edhe realizimi.
Nëpërmjet “Twitterit”, klubi i Levantes ka shpërndarë golin e Sadikut kundër Luzernit në ditën e sotme. “Ka tejkaluar gjithçka, përpjekje dhe këmbëngulje për t’u rikthyer në fushë. Urime Armando Sadiku. Një gol vërtet i veçantë”, ishte ky mesazhi i dhënë nga klubi spanjoll, ku i bashkangjitej edhe video e shënimit.
Në festën e lojtarit kuqezi kishte edhe lot gëzimi, pasi la mbrapa një nga momentet më të errëta të karrierës, referuar mungesës së gjatë jashtë fushës së blertë për shkak të dëmtimit. /Shqiperia.ch/
Superación, esfuerzo y constancia para volver a los terrenos de juego. ¡Enhorabuena Armando Sadiku! Un gol muy especial ??⚽️ https://t.co/dKF5coPkGK
— Levante UD ? (@LevanteUD) February 16, 2019