You are here
Home > Futboll Bota > Lot, supergol i realizuar dhe përulje ndaj kundërshtarit. Telushi si Sançez në takimin Partizani-Flamurtari

Lot, supergol i realizuar dhe përulje ndaj kundërshtarit. Telushi si Sançez në takimin Partizani-Flamurtari

Partizani ka luajtur një ndeshje mjaft delikate ndaj Flamurtarit, në takimin e vlefshëm për kampionatin shqiptar. Kryeqytetasit e treguan diferencën e tyre jo vetëm me lojën e zhvilluar, por edhe në shifrat e takimit, pasi fituan me rezultatin 2-1.

Pas disa pritjeve të Koliçit, do të ishte Mensah ai që do të kalonte topin mbi portierin, duke i dhënë të kuqve avantazhin në pjesën e parë. Një kryevepër do të ishte ajo e Bruno Telushit në pjesën e dytë, teksa me një gjuajtje fantastike nga goditja e dënimit, ka mposhtur portierin, duke i shënuar kështu edhe ish-ekipit të tij.

Për një moment, mesfushori i Partizanit na kujtoi skenën e Renato Sançez në mbrëmjen e “Champions League”, teksa i shënonte Benfikës. Kjo sepse Telushi ashtu si edhe futbollisti i Bajernit, nuk i ka përmbajtur lotët, duke i kërkuar ndjesë edhe tifozëve të Flamurtarit për atë gol të realizuar.

Gjithashtu këtu nuk duhet të lëmë pa përmendur rikthimin e tifozëve të Partizanit, që kanë tejmbushur stadiumin. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top