You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Lorik Cana ngre zërin për shqiptarët në Maqedoni: Mos më quaj 20%, por thjeshtë…shqiptar!

Lorik Cana ngre zërin për shqiptarët në Maqedoni: Mos më quaj 20%, por thjeshtë…shqiptar!

Lorik Cana ishte një nga personazhet më të njohur shqiptar, që ka dalë në mbështetje të organizatës joqeveritare: “Don’t you 20% me”. Më saktësisht flitet për një lëvizje e cila është në mbështetje të shqiptarëve, ndërsa këta të fundit në mënyrë të padrejtë janë quajtur shpeshherë si minoritet nga organizmat vendor në Maqedoni.

Kurrsesi nuk mund të biem palë me një padrejtësi të tillë, e aq më shumë Lorik Cana. Nëpërmjet një video të shpërndarë nga vetë kjo organizatë, kapiteni legjendar i Kombëtares i cili mban veshur një bluze me mbishkrimin “Illyrian”, shprehet se gjithë shqiptarët duhet të bashkohen për të drejtat e tyre, ndërsa janë faktor i patjetërsueshëm në vendin fqinj.

“Jam këtu për të mbështetur lëvizjen e cila ka për qëllim ngritjen e kauzës tonë kombëtare në shtetin e Maqedonisë, për të mbrojtur të drejtat tona. Në këtë shoqëri elementi ynë kombëtar gjithmonë ka qenë i rëndësishëm dhe prezent. Fatkeqësisht të drejtat tona nuk po njihen ashtu siç duhet, për të pasur një gjuhë,traditë dhe kulturë, ashtu si i takon një shteti europian. Shqiptarët gjithmonë kanë qenë të rëndësishëm në Maqedoni. Na bashkohuni sa më shumë dhe na mbështetni që të njihen të drejtat e bashkëkombasve tanë. Mos më thirrni 20%, por më thirrni thjeshtë… shqiptar”, shprehet Lorik Cana. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top