
Lorik Cana është kthyer në një simbol të vërtetë të kombëtares shqiptare, pasi njihet edhe si kapiteni legjendar i kuqezinjve. Me largimin e tij nga fusha e blertë, të gjithë tifozët e imagjinonin Canën si një trajner të ardhshëm të Kombëtares.
E gjitha kjo u përforcua, pasi ky i fundit vendosi të marrë edhe licensën e trajnerit. Por dëshira e figurës së njohur të kuqezinjve, nuk është që të marrë drejtimin e Shqipërisë. Në një prononcim për “LeParisien”, Cana është shprehur se ka një tjetër drejtim për karrierën e tij.
“Shumë njerëz më imagjinojnë si trajner të Shqipërisë. Por kjo nuk më tërheq shumë. Dua të dëgjoj zemrën dhe t’i përgjigjem dëshirave të mia. Nuk mund ta dimë asnjëherë të ardhmen, por tashmë dua të vazhdoj karrierën si drejor sportiv”, ka thënë Cana. /Shqiperia.ch/