
“Luftëtari shqiptar” kështu e quajnë mediat laciale ish-lojtarin e tyre dhe kapitenin legjendar të Kombëtares sonë. Lorik Cana po i mbyll “pushimet” në Shqipëri duke u bërë gati për një aventurë të re në Europë, këtë herë në rol drejtues po në futboll. Lajmin e ka bërë të ditur vet Cana në një intervistë për mediat italiane. Ish-kapiteni ka vendosur tashmë të ardhmen e tij duke kontribuar më tepër rreth talenteve nëpër Europë dhe jo vetëm. Por mund të kemi surpriza të tipit “Lorik Cana trajner”. Gjithçka mbetet e hapur ndonëse Cana preferon të ndihmojë më tepër talentet në rritje./Shqipëria.ch/
“Unë kam një fondacion në Kosovë për të cilin, jam themelues dhe president, punoj me fëmijët, gjithashtu bëj pak televizioni. Brenda dy vjetësh do të filloj një karrierë si menaxher në botën e futbollit profesional. Bëj gjëra të tjera përmes fondacionit dhe TV, por dua të provoj botën drejtuese, ku jo në Shqipëri, por në Evropë”- është shprehur ndër të tjera Cana