You are here
Home > Futboll Bota > Lokomotivë shqiptarësh/ “Thesar” në Kroaci, Shqipërinë e madhe e bëjnë të rinjtë

Lokomotivë shqiptarësh/ “Thesar” në Kroaci, Shqipërinë e madhe e bëjnë të rinjtë

Një thesar i madh nga i cili Shqipëria duhet të përfitojë shumë, është ai që ndodhet në Kroaci. Futbollistë shqiptarë ka në disa prej ekipeve kroate, por ajo ku ne do të ndalemi me në veçanti, është Lokomotiva e Zagrebit.

Myrto Uzuni është kulmi i arritjes, pasi po kthehet në simbolin e vetë skuadrës së Lokomotivës. Por edhe tek të rinjtë, flitet vetëm shqip. Atje gjenden dy futbollistë të rinjë, Arbër Mehmetllari dhe Indrit Tuci, që kanë një të ardhme të madhe përpara.

I pari ka arritur të shënojë 4 gola me të rinjtë, ndërsa Tuci ka shënuar në debutim, e në takimin e rradhës ka dhënë dy asist. Gjasat janë të mëdha që menjëherë pas mbarimit të këtij sezoni, ekipit të parë të Lokomotivës t’i shtohen edhe dy të rinjtë shqiptarë. Një vlerë e madhe për vendin tonë, padyshim që janë lojtarë të tillë të prespektivës, që arrijnë gradualisht në majat e suksesit. Për më tepër si Mehmetllari dhe Tuci e kanë veshur fanellën e kuqezinjve, duke na mbushur me shpresë për gjendjen e Kombëtares pas disa vitesh. Sepse nëse Shqipëria do të rikthehet sërish si e madhe(natyrale), të rinjtë janë protagonistët kryesorë që mund ta bëjnë të mundur një arritje të tillë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top