
Pak çaste më parë skuadra e Lokomotivës së Zagrebit ku është pjesë edhe legjionari ynë, Myrto Uzuni, ka arritur t të marrë një fitore kundër Istrës 1961, me rezultatin 1-0. Një fitore kjo që i jep një tre pikësh shumë të vyer, pasi renditen në vendin e dytë në kampionatin kroat.
Lokomotiva e Zagrebit duket së është e kualiduar mjaft mirë, ndërsa javë pas jave këta të fundit konfirmojnë veten si skuadra që rivalizon bindshëm Dinamon e Zagrebit. Një rendiment mjaft i lartë i ekipit të Lokomotivës , duke marrë parasysh edhe paraqitet e mesfushorit beratas, Myrto Uzuni, që nuk zhgënjen asnjëherë. Legjionari është kthyer në një pikë referimi tek klubi i tij i ri, ku mund të themi se ka marrë mbi shpatullat e tij të gjithë rëndësinë e e Lokomotivës së Zagrebit.
Me fitoren e arritur ditën e sotme, Lokomotiva e Uzunit, i afrohet ndjeshëm skuadrës së Dinamos së Zagrebit, ku gjenden vetëm dy pikë larg vendit të parë, ndonëse blutë e Dinamos kanë edhe një ndeshje më shumë për të zhvilluar. /Shqiperia.ch/