You are here
Home > Kombëtarja > Lokomotiva “Uzuni” feston me 4 gola në kampionat, në rrugën e titullit kampion në Kroaci

Lokomotiva “Uzuni” feston me 4 gola në kampionat, në rrugën e titullit kampion në Kroaci

Tashmë ekipi kroat i Lokomotivës së Zagrebit, mund të quhet ndryshe edhe thjeshtë Lokomotiva Uzuni”. Kjo pasi thuajse në të gjitha ndeshjet e fundit, futbollisti shqiptar do të ishte ose duke asistuar, ose duke dërguar topin në rrjetë.

Më në fund ka pasur kohë për pak qetësi sa i përket Uzunit, teksa nuk ka qenë vendimtar në mënyrë direkte për të ngelur në historinë e takimit, në atë takim të fituar në transfertë ndaj Rudes me rezultatin 0-4.

Sigurisht, ndihma e ardhur nga mesfushori shqiptar ka qenë e madhe edhe në këtë ndeshje, e më veçanërisht në golin e tretë, ndërsa falë pasimeve të sakta që gjejnë protagonist edhe shqiptarin duke krijuar një korridor të bukur, Radonjiç dërgoi topin në rrjetë.

Ndërsa trajneri e largoi vetëm 5 minuta përpara fundit të takimit, atëherë kur ndeshja ishte siguruar e mbyllur përpara kohe. Pas kësaj ndeshje, Lokomotiva e Zagrebit konfirmohet si befasia më e madhe në kampionatin kroat, teksa renditet në vendin e dytë, në rrugën e titullit kampion ku duhet të duelojë me Dinamon e Zagrebit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top