
Kërkimet për të gjetur lojtaren shqiptare, Florijana Ismaili, vazhdojnë ende me ritme të larta. Futbollistja 24-vjeçare humbi në liqenin e Komos, menjëherë sapo ishte futur në ujë për t’u larë.
Nëpërmjet helikopterëve dhe zhytësve, po bëhet gjithçka për të gjetur trupin e Ismailit. Faktikisht nuk ishte hera e parë që sportistja shqiptare lahej në atë liqen. Por një prej zëdhënësve të policisë për gazetën “Blick” ka sjell edhe një pistë tragjike, që mbetet për t’u vërtetuar:
“Nuk e dimë ende saktësisht se çfarë mund të ketë ndodhur. Por mund të ndodh që vajza të ketë rënë në infrakt sapo ka pasur kontaktin me ujin e ftohtë”. /Shqiperia.ch/