Migjen Basha njihet si një nga të paktët futbollistë shqiptarë që janë gjakftohtë gjatë zhvillimit të një ndeshje. Por këtë herë, mesfushori kuqezi ka dalë disi nga vetja, teksa në sfidën që zhvilloi skuadra e tij e Arisit kundër Panioniosit, Basha shkaktoi një ndërhyrje tepër të ashpër ku menjëherë u ndëshkua me kartonin e kuq. Kjo ndërhyrje ndodhi vetëm pak pasi filloi sfida, ku në minutën e 11, Migjeni e la skuadrën e tij me dhjetë lojtarë në fushën e lojës pas ndërhyrjes ndaj serbit Maksimoviç.
Duket se kjo gjë nuk ka dalë lehtë nga mendja e tij, ku edhe i menjëhershëm ka qënë reagimi i Migjen Bashës, teksa në profilin e tij të rrjetit social “Insagram”, ka publikuar një foto me një tekst duke kërkuar falje. 32 vjeçari u shpreh i penduar dhe se kërkonte ndjesë skuadrës së tij dhe veçanërisht lojtarit të Panioniosit ndaj të cilit u krye kjo ndërhyrje.
“Dua t’i kërkoj falje ekipit tim dhe në veçanti lojtarit të Panionosit, që i bëra një ndërhyrje shumë të ashpër. E dua sërish në fushën e blertë. Ishte e rëndë, nuk i përket natyrës sime”, tha Basha. /Shqiperia.ch/