You are here
Home > Kryefaqja > Lojtari që Shaland e la jashtë listës, do të jetë gati për ndeshjet e Kosovës

Lojtari që Shaland e la jashtë listës, do të jetë gati për ndeshjet e Kosovës

Një nga vendimet e diskutuara nga ana e trajnerit Shaland në ndeshjet e fundit që zhvilloi Kosova ishte lënia jashtë e Donis Avdijaj. Siç njihet ndryshe edhe si mister 50-milionëshi, në kohën kur ishte pjesë e Shalkes në Gjermani.

Padyshim një nga klauzolat më të larta për një futbollist shqiptar. Por karriera nuk do të rridhte në mënyrën më të mirë, pasi problemet me sjelljen dhe disiplinën i shkaktuan jo pak probleme. E shkuara lihet mbrapa dhe Donis Avdijaj është kthyer në formën më të mirë. Me dëmtimin e Ekubanit, po e merr ky futbollist rolin e protagonistit te Trabzonspori. Sipas asaj që raporton “Indeksionline”, ftesa ka mbërritur për dy ndeshjet e radhës kundër Gjibraltarit në miqësore dhe Malit të Zi.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top