
Bazeli ka fituar me rezultatin 0-3 në transfertën ndaj Xamax, atje ku ishte edhe një derbi shqiptarësh. Taulanti Seferi nuk mundi tê ndryshonte fatin e takimit për Xamax, pavarêsisht se e kërkoi gjetjen e golit.
Por rrjetën e ka tundur sulmuesi Kemal Ademi, që vazhdon të shënojë, duke e zëvendësuar denjësisht Ajetin te Bazeli. Gjithashtu si zëvendësues në minutat e fundit është futur edhe Zhegrova, që nuk ka pasur marrëdhenie të mira me fushën në takimet e fundit. /Shqiperia.ch/