
Malaga fitoi ndaj Ovideos me rezultatin 3-0, në një takim që mund t’i dhurojë edhe La Liga për sezonin e ardhshëm. Këto pikë marrin një vlerë edhe më të madhe, pasi vendasit luajtën për pjesën më të madhe të ndeshjes me një lojtar më pak.
Keidi Bare u ndëshkua me karton të kuq, pasi një ndërhyrje të rrezikshme ende pa u mbyllur pjesa e parë. Mesfushori shqiptar e përjetoi shumë ndëshkimin, madje duke shpërthyer në lot. Dhimbja u shndërrua në forcë, me lojtarët e Malagas që i morrën fuqitë duke u motivuar nga gjithçka ndodhi.
Javier Ontiveros, lojtari spanjoll që arriti të realizonte ndaj Ovideos është shprehur për mediat spanjolle: “Të gjithë bashkë kemi punuar për Keidi Baren, pasi e vërtetë është se ai u shkatërrua në dhomën e zhveshjes”, ka thënë mes të tjerash Ontiverios. /Shqiperia.ch/