You are here
Home > Kombëtarja > Lojtari i Francës bëhet shembull edhe jashtë fushe, Enea Mihaj: Varane më dha një mësim të madh

Lojtari i Francës bëhet shembull edhe jashtë fushe, Enea Mihaj: Varane më dha një mësim të madh

Enea Mihaj ka qenë i grumbulluar me Shqipërinë përgjatë këtyre kualifikuese të Europianit 2020 dhe ftesa nuk i ka munguar as në ndeshjet e fundit, ku kuqezinjtë u përballën edhe me Francën në inagurimin e stadiumit “Air Albania”. Në përfundim të ndeshjes me kampionët në fuqi të botës, mbrojtësi shqiptar ka shkëmbyer fanellën me kapitenin e gjelave, Rafael Varan, një ritual ky që zbatohet gjithnjë pas vërshëllimës finale të gjyqtarit.

Por ajo që i ka bërë përshtypje Mihajt ka qenë përulësa e Varan, i cili edhe pse me shumë trofe të ngritura lart në karrierën e tij nuk ka ngurruar të tregojë thjeshtësi në atë moment. Kjo gjë ka shërbyer si një mësim për mbrojtësin kuqezi, që ka shpërndarë në rrjetin e tij social të “Instagramit” një foto të fanellës së francezit të shoqëruar me fjalët:

“Marrja e kësaj fanelle më ka dhënë një mësim të madh. Ky lojtar ka fituar tituj që pak në botë mund t’i ëndërrojnë. Gjithsesi, përulësia e tij për tu siguruar që unë e mora fanellën e tij dhe se me sa thjeshtësi më kërkoi fanellën time, më mësoi shumë. Suksesi kërkon besim, por edhe përulësi. Mos e harroni këtë, çfarëdo që bëni në jetë”.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top