You are here
Home > Futboll Bota > Lojtari i Dortmundit i vetmi që kap gafën e Xhakës: Vëlla, mos duhej ta ktheje unazën tek ajo?

Lojtari i Dortmundit i vetmi që kap gafën e Xhakës: Vëlla, mos duhej ta ktheje unazën tek ajo?

Familja Xhaka po kompletohet gjithmonë e më shumë edhe në aspektin personal, pas suksesit të madh të Granitit dhe Taulantit në karrierë. Mesfushori i Arsenalit dhe gruaja e tij Leonita po presin fëmijën e tyre të parë.

Nga ana tjetër, Taulant Xhaka ka marrë “PO” nga Arbnora, për t’u martuar. Nervat dhe emocionet e propozimit, bën që lojtari i Bazelit të kishte edhe një gafë. Në foton e publikuar në “Instagram”, shihet Xhaka që deri diku propozon vetveten, duke e kthyer unazën nga ana e tij dhe jo e Arbnoras.

Kjo fotografi ka marrë shumë pëlqime dhe urime nga shokët e skuadrës së Taulantit dhe lojtarë të ndryshëm në Europë. I vetmi që i është afruar më shumë të vërtetës, është mbrojtësi i Dortmundit, Manuel Akanji, që dikur ka qënë pjesë e Bazelit: “Vëlla, mos ndoshta duhej ta ktheje unazën tek ajo?”, pyet me humor Akanji. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top