You are here
Home > Kombëtarja U-21 > Lojtari i Birminghamit e pohon ekskluziven: Më merr Bushi, bëra krenar edhe kushurinjtë

Lojtari i Birminghamit e pohon ekskluziven: Më merr Bushi, bëra krenar edhe kushurinjtë

Geraldo Bajrami është futbollisti i të rinjëve të Birminghamit, që po shkëlqen në Angli. Shiritin e kapitenit e ka mbajtur për shumë kohë tek të rinjtë, ndërsa edhe nga fiziku i lartë që e karakterizon, ky futbollist është një siguri e madhe për prapavijën.

Dy javë përpara se Bajrami të lindte, prindërit e tij u shpërngulën dhe u larguan nga Shqipëria. Por asnjëherë ata nuk i kanë harruar rrënjët e tyre. “Shqiperia.ch” së bashku me “Albanian Talents”, javë më parë kanë dhënë ekskluziven se lojtari i anglezëve do t’i bashkohej Alban Bushit për takimet e marsit.

Tashmë është vetë Bajrami që një gjë të tillë e pohon për faqen zyrtare të klubit të Birminghamit, ndërsa ka qenë i pranishëm edhe në një grumbullim që është bërë për talentet e rinjë shqiptarë në vendin tonë.

“Ishte një kamp për të rinjtë. Ishte një trajnim dy, tre ditor dhe një lojë e brendshme mes futbollistëve shqiptar. Trajneri i U-21 ishte atje dhe po kërkonte lojtarë që mund të jenë gati për Shpresat e Shqipërisë. I kishte parë disa video për mua. Më mori kontaktin tim, por edhe të babait. E pa që bëra mirë dhe kemi zgjidhur çështje e dokumentave. Shpresoj se do të thirrem për takimin ndaj Turqisë që ka Shqipëria U-21. Prindërit e mi janë shumë krenar, por ne kemi edhe kushërinj në Itali e Gjermani që janë gëzuar shumë e janë bërë krenar me mua. Kam marrë shumë mesazhe urimi”, u shpreh Bajrami. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top