
Nëse do të përmblidhnim gjithë ndeshjet e luajtura nga ana e lojtarëve të Kombëtares, për fundjavën që lamë pas, pak histori ka për t’u përmendur. Madje disa prej tyre kanë qënë në stol në ekipet respektive në Europë, kjo edhe për shkak të lodhjes së madhe në udhëtim.
Fillimisht mbërritja në Shqipëri, për të vazhduar me transfertën e Andorrës dhe pastaj grumbullimi në ekipe. Këtu përjashtim bën Ardian Ismajli, mbrojtësi që luan me Hajdukun e Splitit. Jo vetëm që ka luajtur për 90 minuta me ekipin kroat, por ashtu siç kemi raportuar edhe më herët, ka treguar një nivel fantastik në fushë.
Së fundmi, Ismajli është shpallur sërish në formacionin e javës në Kroaci. Kjo është e disata herë që ndodh në këtë sezon me mbrojtësin shqiptar, që po shkëlqen si me Kombëtaren dhe Hajdukun. /Shqiperia.ch/