You are here
Home > Kryefaqja > Lojtarët shqiptarë të magjepsur me ishullin grek, Shabani lë edhe Bajernin për…Mikonosin!

Lojtarët shqiptarë të magjepsur me ishullin grek, Shabani lë edhe Bajernin për…Mikonosin!

Shtohen ditë pas dite lojtarët shqiptarë që zgjedhin t’i bëjnë pushimet e tyre në ishullin e Greqisë, Mikonos. Flitet për një parajsë të vërtetë në vendin fqinj, që vizitohet nga mijëra turistë në këto ditë të nxehta të verës.

Fillimisht ishin Kaçe, Roshi, Balaj dhe Gjimshiti që kanë shkuar të parët në këtë ishull. Por tashmë mund të formohet thuajse një formacion i Kombëtares, që kanë preferuar të njëjtin vend për të bërë pushimet e tyre.

Albi Doka dhe Kristal Abazaj kanë shkuar gjithashtu në Mikonos, pa harruar këtu edhe talentin e Bajernit që nuk e ka zgjedhur ende Kombëtaren që do të përfaqësojë, Meritan Shabani. Madje ky i fundit e ka tepruar disi, pasi ka lënë edhe stërvitjen me ekipin e dytë të Bajernit, për të vazhduar i qetë pushimet. Nga Gjermania raportohet se e gjithë pjesa tjetër e skuadrës së gjermanëve, ka nisur përgatitjet për sezonin e ardhshëm në mungesë të mesfushorit shqiptar, që vazhdon ende të jetë në Mikonos. /Shqiperia.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top