You are here
Home > Kombëtarja > Lojtarët më të mirë pa punë, “Blick.ch” kthen në vëmendje edhe Arlind Ajetin

Lojtarët më të mirë pa punë, “Blick.ch” kthen në vëmendje edhe Arlind Ajetin

Arlind Ajeti ka qenë një prej futbollistëve më të mirë të Shqipërisë në Europianin e Francës. Pikërisht pas këtyre ndeshjeve të zhvilluara në nivele të larta, do të vinte edhe oferta e Torinos.

Por eksperienca në ekipin italian do të rezultonte për t’u harruar sa i përket mbrojtësit shqiptar që asokohe drejtohej nga Mihajloviç. Për të mbërritur te sezoni i fundit me Grashopërsin, që ra nga elita e Zvicrës.

Madje lojtarët do të dorëzonin fanelat e tyre te tifozët, pasi këta të fundit e kërkonin me ngulm pasi sipas tyre futbollistët nuk e meritonin emrin e klubit dhe nuk i përfaqësonin. Pas gjithë kësaj, Ajeti mbeti i përjashtuar nga ekipi dhe nuk është në kontratë. Media më e madhe në Zvicër, “Blick.ch”, ka bërë një formacion me lojtarët më të mirë që janë pa punë aktualisht, atje ku përfshijnë Ajetin:

“52 ndeshje me Basel, 41 në Seria A për Torinon, Frosinonen dhe Krotonen. 19 ndeshje me Shqipërinë. Në gjysmën e sezonit ka luajtur edhe me Grashopërsin”, shkruhet në sponsorizimin që i bëhet emrit të mbrojtësit shqiptar. Gjithashtu “Blick.ch” ka përfshirë edhe Shkëlzen Gashin, por ky i fundit e ka siguruar marrëveshjen me Aarau.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top