You are here
Home > Kombëtarja > Lojtar i ndeshjes dhe tifozë në këmbë për të, talenti Mucolli vendosi për Shqipërinë para Danimarkës

Lojtar i ndeshjes dhe tifozë në këmbë për të, talenti Mucolli vendosi për Shqipërinë para Danimarkës

Një paraqitje fantastike ishte ajo e Ylber Ramadani në Danimarkë gjatë javës së shkuar, teksa arriti të shërbente edhe të ishte vendimtar në golin e vetëm të takimit, që u finalizua me sukses nga Nilson.  Velje do të fitonte me rezultatin 1-0 ndaj Ejsbergut, ndërsa tashmë i largohet disi zonës së ftohtë.

Por në ekipin e Vejles luajti edhe një tjetër futbollist i Shpresave. Këtë herë bëhet fjalë për Arbnor Mucollin, i cili luajti përkrah Ramadanit nga minuta e parë.  Ai u largua në minutën  e 80 nga fusha e lojës, ndërsa të gjithë të pranishmit në stadium u ngritën në këmbë për ta duartrokitur paraqitjen e mrekullueshme që Mucolli zhvillon ndaj Ejsbergut.

Më pas, do të ishte fondacioni KRIFA, që do e cilësonte Mucollin si futbollistin më të mirë për atë ndeshje të zhvilluar në Danimarkë.

Mucolli është pjesë e Shpresave të Shqipërisë, ndërsa më herët ka luajtur me të rinjtë e Danimarkës. Ai është formuar në akademinë e Vejles dhe shumë shpejt pritet që të jetë një emër që do të dëgjohet shumë në futbollin europian. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top