You are here
Home > Kombëtarja > Llogari që të shtojnë dhimbjen, Shqipërinë e shpëton…matematika!

Llogari që të shtojnë dhimbjen, Shqipërinë e shpëton…matematika!

Kombëtarja e Shqipërisë duhet t’i thotë “lamtumirë” Ligës së Kombeve. Humbja e mbrëmjes së sotme qartësoi shumë gjëra. Kualifikimi për kuqezinjtë është i pamundur.

Duhet të kalojë një ndryshim totalisht brezash dhe teknikash për të besuar tek e njejta histori e vitit 2016. Në Be’er Sheva, Kombëtarja  luajti bukur, por përsoi po aq bukur edhe dy gola të knock-out. Mbrojta në mënyrë totale e pa vendosur mirë në çdo minutë loje. Sulmi luhet saktë vetëm nga krahu i Uzunit ndërsa Grezda e Balaj kanë kohë të luajnë me fantazitë adoleshente. Xhaka i vetëm nuk mund të bëj më tepër. Izraeli mbërthen kreun me 6 pikë pas dy fitoresh. Tashmë llogaritë janë të kota.

Kemi vetëm një ndeshje, atë ndaj Skocisë në Elbasan Arena në nëntor. Shqipërisë i duhet një fitore me goleadë, 3-0 ndaj Skocisë, ndërsa Izraeli duhet të humbas minimalisht në Gllasgou. Por ëndrrat ndonjë herë janë të tepërta dhe të shtojnë më tepër dhimbjën. Ky nuk ishte, dhe nuk ka për të qenë viti i Kombëtares. Dhe e tillë do të mbyllet kjo histori. Në grupi C renditemi të fundit me golavarazh -3. Llogaritë janë të tepërta. Mund ti gëzohemi fitores në Elbasan Arena dhe loja e mesfushës në ndeshjen e sotme. Të tjerat janë për t”u harruar.

Ndoshta marsi do të na sjell diçka më pozitive, atëherë kur Sadiku e Roshi mund të ringjallin shpresat për një lojë më bindëse dhe me gola./Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top