
Një çështje e hapur në FIFA së fundmi është ajo e Igli Tares me Liverpulin. Këta të fundit janë ankuar për drejtorin sportiv të Lacios, duke thënë se ka dalë tërësisht jashtë rregullave, pasi u ka “rrëmbyer” talentin e akademisë.
Bëhet fjalë për Bobby Akedany, që është edhe afrimi i parë i skuadrës së Inzaghit në merkaton e verës. Qendra e këtij konflikti është një rregull që nuk i lejon futbollistët që janë nën 23-vjeç që të negocionojnë me klube të tjera në gjashtë muajt e fundit të kontratës. Sigurisht që nga ana e italianëve ka ardhur një mohim, por fakti është që Lacio e ka marrë Adekanye që cilësohet si një talent i së ardhmes, duke mos i dhënë më shumë se 270 mijë euro Liverpulit. /Shqiperia.ch/