
Shqipëria U-21 do të ndeshet në muajin nëntor përballë Anglisë të kësaj grupmoshe, për ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Europianit. Trajneri Alban Bushi ka bërë publike listën për këtë përballje, atje ku një mungesë e rëndësishme është Armando Broja që ka shkuar te kuqezinjtë U-19.
Ndërkohë vendin e tij e ka marrë një debutues në këtë listë dhe një futbollist që po bën jehonë së fundmi te Lokomotiva e Zagrebit, Indrit Tuci. Ky i fundit ka arritur të shënojë dy gola radhazi duke ardhur nga stoli në përballjet e fundit. Për herë të parë vjen edhe Franklin Domi që luan si mbrojtës te QPR.
Lista e plotë
Gentian Selmani
Andrea Hoxha
Romeo Harizaj
Jon Mersinaj
Jorgo Pëllumbi
Leonard Maloku
Geraldo Bajrami
Marsel Ismajgeci
Franklin Domi
Aristidi Kolaj
Sherif Kallaku
Esat Mala
Enis Cokaj
Arbin Zejnullari
Arbnor Mucolli
Agim Zeka
Juljan Shehu
Omar Imeri
Redon Xhixha
Eridon Qardaku
Indrit Tuci