
Erjon Bogdani ka gati listën me 23 lojtarët 19 vjeçar për ndeshjet e tetorit. Shqipëria do të luajë tre ndeshje eleminatore në vetëm gjashtë ditë. Përkatësisht në datën 10 tetor kundër Ukrainës, në 13 tetor me Sllovakinë, dhe në datë 16 tetor kundër Norvegjisë. Ndeshjet e këtij grupi luhen në stadiumet e Kamzës dhe të Durrësit. Nga lista prej 23 futbollistësh, 14 lojtarë të skuadrës U-19 vijnë nga kampionatet e huaja dhe 9 futbollistë janë përzgjedhur nga kampionati shqiptar i kësaj moshe. Bien ë sy një dyndje nga kapionati i moshave të Italisë si dhe afrimi i Kristian Frokut nga akademia e gjigandëve të Barcelonës./Shqipëria.ch/