
Trajneri zviceran i Kosovës, Shaland, ka bërë sot publike lojtarët e grumbulluar për dy sfidat e ardhshme të dardanasëve, në sfidat e ardhshme kundër Maltës dhe Ishujve Faraoe. Në listën e Shaland, shikojmë që ka tre afrime të reja siç janë Lirim Kastrati, Ardi Dallku dhe Valon Berisha.
Gjithashtu surpiza tjetër e selektorit të përfaqësueses së Kosovës është edhe ajo e portierit të Manchester City, Arjanet Muriç, i cili nuk është grumbulluar nga trajneri zviceran. Më përpara u përfol në media që Muriq do të ishte afrimi kryesor tek dardanët, teksa ka arritur të bëjë dhe debutimin e tij me gjigandët anglez të Manchester City.
Ajo çka vihet re tjetër tek lista e lojtarëve të grumbulluar, është edhe mungesa e Besant Celinës, te cilin e ka bërë “shembull”, pas përplasjes që pati me Shaland për mos aktivizimin e tij në takimin ndaj Ishujve Faroe. /Shqipëria.ch/
Lista e lojtarëve të grumbulluar
Samir Ujkani – Caykur Rizespor
Faton Maloku – FK Kukësi
Visar Bekaj – FC Prishtina
Amir Rrahmani – GNK Dinamo Zagreb
Fidan Aliti – KS Skënderbeu
Mergim Vojvoda – Royal Excel Mouscron
Ardin Dallku – FC Vorskla Poltava
Leart Paqarada – SV Sandhausen
Benjamin Kololli – FC Zurich
Arbenit Xhemajli – FC Neuchatel Xamax
Valon Berisha – Lazio
Hekuran Kryeziu – FC Zurich
Herolind Shala – IK Start
Idriz Voca – FC Luzern
Besar Halimi – Brøndby
Bernard Berisha – Akhmat FC
Arbër Zeneli – SC Heerenveen
Milot Rashica – SV Werder Bremen
Edon Zhegrova – K.R.C. Genk
Donis Avdijaj – FC Willem II
Elbasan Rashani – Odds BK
Vedat Muriqi – Caykur Rizespor
Atdhe Nuhiu – FC Sheffield Wednesday
Lirim Kastrati – Lokomotiva Zagreb