
Ndërsa takimet e Shqipërisë ndaj Francës dhe Islandës po afrohen gjithmonë e më tepër, me vëmendje të madhe pritet edhe lista që do të publikojnë kuqezinjtë. “Shqiperia.ch” ka njoftuar edhe për disa ndryshime që do të ndodhin, ndërsa e konfirmuara ishte afrimi i Klaus Gjasulës.
Futbollisti që u mor nga Paderborni në Bundesligë, do të jetë risia e Rejës në mesfushë. Me vëmendje të madhe pritet që të shihet edhe lënia jashtë e Eros Grezdës. Megjithatë për të parë listën e plotë, “Shqiperia.ch” raporton se do të publikohet në ditën e nesërme(31 shtator), ora 11:00.
Ndërsa në mëngjesin e ditës së sotme do të zyrtarizohet lista e trajnerit Alban Bushi, sa i përket kuqezinjëve U-21. Bëhet fjalë sërish për të njëjtin orar, 11:00. /Shqiperia.ch/