You are here
Home > Futboll Bota > Lista e dëshirave të Xhenoas për Krishtlindje, fshin emrin e Etrit Berishës

Lista e dëshirave të Xhenoas për Krishtlindje, fshin emrin e Etrit Berishës

Tashmë duhen edhe pak ditë për t’u hapur merkato dimërore. Në cdo klub kanë filluar spekulimet për lojtarët që mund të bashkohen ose largohen gjatë këtij afati.

Në kampin e skuadrës italiane Genoa, në faqen mediatike “GenoaNews1893”, ka dalë lista e lojtarëve që ky ekip do të tentojë të afrojë në këtë merkato. Në listë prioritet ishte edhe portieri i Kombëtares sonë, njëkohësisht edhe i Atalantës, Etrit Berisha. Në 16 javë të Seria A, Genoa ka pësuar plot 33 gola, një shifër e lartë kjo përsa i përket një skuadre si kuqeblutë, që kanë një eksperiencë të madhe në Seria A.

Përsa i përket Berishës, emri i gardianit kuqezi është hequr nga kjo listë, kjo për shkak se Atalanta e ka konfirmuar si portier të parë dhe shifra që mund të duhej për të transferuar portierin do të ishte shumë e lartë. Edhe pse Etriti gjendet në listën e dëshirave të Genoas, një finalizim i kësaj goditjeje do të ishte shumë e vështirë, duke parë edhe mënyrën sesi kanë shkuar gjërat së fundmi, kjo e thënë nga vetë mediat pranë klubit italian. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top