You are here
Home > Formula 1 > Lirim Zendeli kampion i Formula 4: Jam një mjeshtër

Lirim Zendeli kampion i Formula 4: Jam një mjeshtër

Lirim Zendeli, 18 vjeçari është shpallur kampion në Formula 4. Më në fund, kemi një pilot shqiptar edhe tek kampionati i makinave.

Lirimi është shpallur zyrtarisht kampion, ku ditën e djeshme ka arritur të fitojë garën e Hockenhemiring në Gjermani, ku mori vendin e parë dhe zyrtarizoi titullin kampion. Piloti prej vitesh jeton në Gjermani dhe është shprehu se është shumë i lumtur, teksa karriera e tij që nga ky moment fillon në ngjitje.

“Unë jam tashmë një mjeshtër, tani unë do të garoj për të ndihmuar ekipin tim të fitojë kampionatin gjithashtu”, u shpreh Zendeli.

Zendeli është vetëm 18 vjeç, por  nëse ecën me këto rritme, shumë shpejt mund ta shohim në “Formua 1”, aty ku garojnë pilotët më të mirë, me makinat në të shpejta në rruzullin toksorë. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top