
“Kastrati merre qetë”, kjo ishte mënyra sesi “Slobodnalmacija” e kishte hapur artikullin për të pasqyruar përballjen e djeshme mes Hajdukut të Splitit dhe Lokomotivës së Zagrebit. Më në veçanti u fol pikërisht për mënyrën sesi Ardian Ismajli do të ndalonte Lirim Kastratin.
Ashtu edhe ndodhi, pasi mbrojtësi i Kombëtares do të tregonte edhe njëherë nivelin e jashtëzakonshëm. Hajduku i Splitit arriti të fitonte me rezultatin 3-0, ndërsa të gjitha aksionet e rrezikshme do të ndaleshin nga Ardian Ismajli. Pavarësisht shpejtësisë dhe kapacitetit të madh që zotëron Kastrati për t’i hapur problem kundërshtarëve, ndaj Hajdukut të Splitit ishte një histori krejtësisht e re. /Shqiperia.ch/