You are here
Home > Kombëtarja > Liridon Latifi do të kthehet në Shqipëri, hidhet ideja e re pas zhgënjimit në Hungari

Liridon Latifi do të kthehet në Shqipëri, hidhet ideja e re pas zhgënjimit në Hungari

Aventura e Liridon Latifit në Hungari nuk po shkon ashtu siç të gjithë prisnin. Sulmuesi shqiptar zotëron aftësi të mëdha, që mund të bëjnë diferencën në çdo sekondë të një ndeshje. Por ambientimi me Pushkash Akademi nuk po arrihet edhe pas një kohe të gjatë.

“Panorama Sport” zbulon se Latifi mund të rikthehet sërish në Shqipëri, të paktën një gjë e tillë do të kërkohet nga klubi i Superiores. Partizani që ndodhet në vendin e parë dhe do të marrë pjesë në eliminatoret e “Champions League”, e kërkon një përforcim të bujshëm përpara këtyre takimeve aq të rëndësishme. Por mbetet të shihet dëshira e futbollistit, që u largua nga Shqipëria për të hedhur një hap përpara në karrierën e tij. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top