Ismet Munishi është padyshim trajneri më i veçantë në trevat shqiptare. Aktualisht drejton Vëllaznimin, por ky teknik tërheq vëmendje jo vetëm për taktikat dhe rezultatet e tij në fushën e lojës, por edhe për deklaratat jashtë saj.
Gjithmonë duke i thënë gjërat hapur dhe duke e flakur diplomacinë tutje, padyshim që Munishi hyn tek trajnerët e veçantë shqiptarë. Së fundmi, ai ka dhënë një deklaratë edhe për italianin që ka marrë drejtimin e Lirisë, Alberto Vicenzo Annese.
“Derisa ai të mësojë mentalitetin e kampionatit, ne kemi mbaruar punë dhe përfundon kampionati. Duhet të mësojë e shqiptojë emrat e klubeve, ndërsa ne u dimë edhe dajat e futbollistëve. Kjo është sikur unë të shkojë në Kore të Veriut, as nuk e di më kë do luajë dhe as emrat e lojtarëve”, u shpreh Munishi. /Shqiperia.ch/