You are here
Home > Kombëtarja > Lila tregon shokët dhe ka një kërkesë për zgjedhjen e Mavrajt: Të hapen kutitë!

Lila tregon shokët dhe ka një kërkesë për zgjedhjen e Mavrajt: Të hapen kutitë!

Kombëtarja shqiptare ka barazuar ndaj Jordanisë me rezultatin 0-0, në miqësoren e zhvilluar në “Elbasan Arena”.

Kapiteni i Shqipërisë, Mërgim Mavraj, ka treguar besnikëri për trajnerin dhe fjalën e dhënë, duke mos nxjerrë në media asgjë për atë që ndodh brenda Kombëtares, pavarësisht tentativave të ndryshme të gazetarëve për të nxjerrë diçka nga Shqipëria.

Por nga ana tjetër, në një prononcim për “Supersport”, Andi Lila ka treguar dy futbollistët e tjerë që ishin pranë marrjes së shiritit të kapitenit, ndërsa me humor shprehet se dëshiron të hapen kutitë.

“Doni kapitenin? Hapni kutitë! (qesh). Hysaj dhe Basha janë kapitenët pas Mavrajt. Luajta ndeshjen e 69 në Kombëtare, doja ta festoja më gol, por nuk ndodhi. Ndihem krenar që kam luajtur kaq ndeshje. Objektivi im është të kthej objektivin e  Klod Duros (qesh). Atëherë në brezin e vjetër (Lala, Skela, Duro) ndihesha jashtzakonisht krenar që kam qenë pjesë e asaj Kombëtare”, u shpreh Lila. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top