You are here
Home > Kombëtarja > Lila flet si kapiten: Rri zgjuar një natë para Shqipërisë, unë nuk jam mbi të gjithë

Lila flet si kapiten: Rri zgjuar një natë para Shqipërisë, unë nuk jam mbi të gjithë

Shqipëria do të luhet ndaj Jordanisë në një test miqësor, përpara ndeshjes që kuqezinjtë do të luajnë për Ligën e Kombeve ndaj Izraelit.

Andi Lila është prezantuar si kapiteni i Shqipërisë, përkrah Panuçit, përpara testit miqësor që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”. Ai ka shprehur emocionet e tij për fanellën kuqezi, ndërsa ka thënë se nuk është mbi të gjithë.

“Jam që nga 2007 me Kombëtaren. Në çdo thirrje nuk fle një natë para. Është emocion i madh. Shpresoj që kjo dëshirë e madhe  të vazhdojë e të shërbej mirë. Forca e ekipit është grup. Nëse e bëjmë, kështu do fitojmë. I kemi mundësitë që të dalim të parët. Jemi të fortë edhe si shqiptarë dhe besoj se rezultati do të flas për ne.

Kam respekt për të gjithë kapitenët e tjerë, kam mësuar shumë me ta. Në Kombëtare kapiteni nuk është mbi të gjithë. Lojtarët duhet të jenë të barabartë. Lojtarët e rinjë nuk ndjen presion pasi ne kemi qenë aty me ta për ti mbështetur. Janë me kualitet dhe besoj se kombëtarja ka të ardhme të ndritur me këta lojtar”, u shpreh Lila. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top