You are here
Home > Kombëtarja > Lila feston përpara Bashës: E kam si vëlla, por shfrytëzova mundësinë me skuadrën

Lila feston përpara Bashës: E kam si vëlla, por shfrytëzova mundësinë me skuadrën

Pas Gianna ka arritur të marrë një fitore mjaft të rëndësishme në ditën e djeshme, duke arritur të mposht Arisin. Tre pikë këto që vlejnë dyfish për vendasit, kur theksojmë faktin se deri në atë moment, Arisi nuk e kishte njohur ende shijen e humbjes së parë.

Një “derbi” shqiptarësh kishte në këtë ndeshje, pasi Andi Lila ia doli të triumfonte përpara Migjen Bashës. Në përfundimin e takimit, Andi Lila ka folur edhe për këtë ndeshje të veçantë, duke u shprehur i sigurtë se Mi(gjeni) i Kombëtares, do të linte gjurmën e tij edhe në kampionatin grek.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë ndaj Arisit. Ne fituam dhe morrëm 3 pikë. Jam shumë i kënaqur me të gjithë ekipin.

Sa i përket Bashës, që e kisha si kundërshtar në ndeshjen e djeshme, ne kemi luajtur për shumë kohë së bashku te Shqipëria. Ai është si vëllai im, megjithatë brenda fushës ai që pati mundësi për të fituar, ia doli. Dua t’i them Bashës që është një lojtar shumë i mirë dhe do të bëj gjëra të mira në kampionatin grek”, u shpreh Lila. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top