
Shqipëria ka marrë një humbje të pamerituar në ditën e sotme, duke u mundur me rezultatin 2-0 ndaj Izraelit.
Kuqezinjtë bëjnë gjithçka me lojën e tyre për të ndryshuar rezultatin dhe për të dalë me pikë nga ai takim i zhvilluar, por fati shpeshherë dhe pasaktësia përpara portës për të konkretizuar, ka bërë që të humbasim një tjetër sfidë delikate për ecurinë tonë në “Ligën e Kombeve”.
I ftuar në “Supersport”, trajneri i Vllaznisë, Hasan Lika, ndan një mendim të veçantë sa i përket Kombëtares tonë dhe kundërshtarëve që ajo ka në grup.
“Kush e vendosi objektivin që Shqipëria duhet të dalë e para në grup? E kundër kujt? Me Izraelin dhe Skocinë që kanë shkuar aq herë në Botëror dhe Europian? Ne kemi shkuar vetëm njëherë, tashmë kërkojmë të dalim të parët dhe të shkojmë më tej. Nuk mund të jetë ky një objektiv për Shqipërinë”, u shpreh Lika. /Shqiperia.ch/