Ndoshta tingëllon disi e çuditshme, por nëse më parë Kombëtarja i kishte të gjitha të drejtat mbi shërbimet e një futbollisti, tashmë rregullat kanë ndryshuar.
Në këto kohë, janë klubet dhe milionat që arkëtohen ato që vendosin për lojtarët, ndonjëherë duke i mohuar edhe mundësinë për të qenë pjesë e Kombëtares. Këtu përfshihet edhe rasti i Migjen Bashës dhe Naser Alijit.
Të shumta ishin kritikat nga opinioni sportiv në Shqipëri drejt trajnerit Panucci, duke e shigjetuar mbi lënien jashtë të dy prej lojtarëve që konsiderohen me shumë peshë te kuqezinjtë. Por vetë italiani, nëpërmjet konferencës për shtyp në prag të ndeshjes me Izraelin dhe Skocinë është shprehur:
“Në ndeshjet e mëparshme, nuk kam mundur të marr Bashën dhe Alijin sepse kështu ishte vendimi i klubeve të tyre. Ato do të luanin në fazën Play-Off ndërsa ne kishim grumbullimin dhe nuk i dhanë leje lojtarëve që të vinin te Shqipëria. Tani ligjin po e bëjnë klubet”, ka thënë Panuçi. /Shqipëria.ch/