
Greqia ka arritur të fitojë takimin e parë në Ligën e Kombeve, teksa ka mundur në transfertë Estoninë me rezultatin 0-1. Një fitore shumë e vlefshme kjo për grekët, që janë edhe më pranë objektivit për të kryesuar grupin, atje ku gjendet edhe Finlanda me Hungarinë.
Tashmë mundësia që Shqipëria dhe Greqia të përballen së bashku në këtë format të ri, është rritur akoma edhe më shumë. Nëse Liga e Kombeve do të përfundonte në ditën e sotme, ku praktikisht edhe filloi në një farë mënyrë, atëherë Ballkani do të ndizej më shumë se kurrë për të parë një derbi spektakolar.
Megjithëse ngelen edhe shumë ndeshje në fund, Shqipëri-Greqi është më pranë se kurrë. Ajo që duhet është që të dy Kombëtaret respektive të mbajnë kryesimin e tyre deri në fund. /Shqipëria.ch/