
Një lëvizje surprizuese erdhi nga Taulant Seferi, duke shkuar në huazim te Xamaxi. Kartoni i futbollistit shqiptar zotërohet nga Young Boysi dhe është në planet e së ardhmes, pasi i është zgjatur kontrata. Krahëhapur e kanë pritur sulmuesin e Shqipërisë drejtuesat e Xamaxit, që do të luajnë sërish në elitën e futbollit zviceran.
“Seferi është një futbollist që i ka treguar kualitetet në ligën e dytë zvicerane. Tani, ai është gati për të hedhur hapin tjetër. Jam krenar që i kemi dhënë mundësinë për të luajtur në elitë”, ka thënë drejtori sportive, Frederic Page.
Ndërkohë fjalë të mira kanë ardhur edhe nga trajneri i Xamax, Joel Magnin: “Seferi është një futbollist i ri që mund të luajë në shumë pozicione të ndryshme të fushës dhe është shumë dinamik. I sjell opsione të shumta edhe lojës sonë sulmuese”, ka thënë Magnin. /Shqiperia.ch/